Lajme

Protestat në Francë, Trump: Mbyllni kufinjtë

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 18 Tetor 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka fajësuar emigracionin për trazirat në Francë, duke i bërë thirrje Parisit të ashpërsojë rregullat e migracionit dhe të marrë nën kontroll kufinjtë.

“Franca po digjet! Emigracioni i njerëzve nga një botë krejtësisht tjetër, njerëz me urrejtje në zemër, e ka shkatërruar atë vend dikur të madh. Mbyllni kufinjtë dhe merrni kontrollin, para se të jetë tepër vonë!”, tha Trump.

Edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka fajësuar politikat e emigracionit për dhunën gjatë protestave në Francë.

-Advertisement-

Në një postim në rrjetin social X, ku ndau pamje të bashkisë së Limoges të përfshirë nga flakët, Vance kritikoi politikat e diversitetit dhe mungesën e integrimit të emigrantëve.

“Liberalët perëndimorë sollën njerëz nga bota e tretë në Francë dhe vende të tjera, në emër të diversitetit dhe dhembshurisë. Ata shpërfillën çështjet themelore të asimilimit dhe përputhshmërisë. U paralajmëruan se kjo do të sillte pasoja të tilla, por nuk dëgjuan. Shpresoj që Franca, një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm, ta ndalë këtë çmenduri, përpara se të digjen më shumë nga monumentet e saj”, tha JD Vance.

Deklaratat vijnë në një moment delikat për Francën, e cila po përballet prej disa ditësh me protesta të dhunshme.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy