Lajme

Hamza me bashkëpartiakë në vizitë te familja e Idriz Rrecajt, nderojnë veprën e heroit

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 18 Tetor 2026

Të udhëhequr nga kreu i partisë, Bedri Hamza, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vizituar për ngushëllime familjen e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj.

Përmes një postimi, deputeti Arian Tahiri bëri të ditur se gjatë vizitës shprehën respektin dhe mirënjohjen për jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

“Pas 27 vitesh pritjeje dhe dhimbjeje, familja Rrecaj më në fund ka një vend ku mund të nderojë më të dashurin e saj. Idriz Rrecaj do të mbetet përherë simbol i qëndresës, përkushtimit dhe sakrificës për atdheun”, thuhet në postimin e Tahirit.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy