Lajme

Molotovë, gaz dhe ujë me presion, kaos para Kryeministrisë në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 17 Tetor 2026

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Tiranë janë përshkallëzuar, me përdorimin e gazit, ujit me presion dhe hedhjen e gurëve e molotovit.

Aktualisht protestuesit të shtuar në numër janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit dhe kanë shkuar te Kryeministria ku po përplasen me policinë.

Në radhët e protestuesve raportohet se ka edhe të mitur dhe të rinj në moshë të vogël, disa prej të cilëve janë parë duke hedhur gurë në drejtim të policisë.

-Advertisement-

Dy autobotët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar përballë turmës, ndërsa efektivët kanë avancuar disa herë për të zmbrapsur protestuesit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja ngrenë dyshime edhe për përdorimin e armëve me plumba gome, por kjo mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy