Lajme

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 17 Tetor 2026

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”, ende nuk ka paraqitur programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar, ndonëse kanë kaluar gati pesë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se Qeveria ka prezantuar një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin.

“Kemi hyrë në muajin e pestë që kur përfunduan zgjedhjet, ndërsa Qeveria, ende nuk ka paraqitur programin e vet qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar. Ka sjellë një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin. Një listë ligjesh, ku përsëriten nisma të bartura prej vitesh, nuk përbën strategji zhvillimore.Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik”, ka shkruar Tahiri.

-Advertisement-

Ai ka përmendur edhe mungesën e përgjigjeve për problemet në energji, ekonomi, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat e integrimit.

“Problemi nuk është vetëm mungesa e një dokumenti, por mungesa e përgjigjeve ndaj problemeve në energji, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat integruese. Gjithçka po mbetet në improvizim”, shkroi Tahiri.

Postimi:

Qeveri pa identitet dhe pa letërnjoftim

Kemi hyrë në muajin e pestë që kur përfunduan zgjedhjet, ndërsa Qeveria, ende nuk ka paraqitur programin e vet qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar. Ka sjellë një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin. Një listë ligjesh, ku përsëriten nisma të bartura prej vitesh, nuk përbën strategji zhvillimore

Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik.

Problemi nuk është vetëm mungesa e një dokumenti, por mungesa e përgjigjeve ndaj problemeve në energji, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat integruese

Gjithçka po mbetet në improvizim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy