Lajme

Musliu reagon për pesë policët e dyshuar për vepra penale: Uniforma është përgjegjësi, jo mburojë për abuzim

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 16 Tetor 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me rastet e raportuara në Prishtinë dhe Gjilan, ku pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale, shkruan Gazeta Infokus.

Musliu i ka cilësuar këto raste si shqetësuese, duke kërkuar hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

“Uniforma e Policisë është përgjegjësi, jo mburojë për abuzim! Rastet e raportuara në Prishtinë dhe Gjilan, ku pesë zyrtarë policorë dyshohen për vepra të ndryshme penale, janë shqetësuese dhe kërkojnë trajtim serioz, hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale”, ka deklaruar Musliu.

-Advertisement-

Ajo ka theksuar se Policia e Kosovës duhet të mbetet institucion i besueshëm për qytetarët dhe se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Policia e Kosovës është institucion i besimit publik. Qytetarët duhet të ndihen të mbrojtur nga policia, e jo të frikësuar apo të ekspozuar ndaj keqpërdorimit të autoritetit nga ata që kanë për detyrë t’i mbrojnë. Askush nuk është mbi ligjin. As ata që e zbatojnë atë!”, ka thënë ajo.

Musliu i ka bërë thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që rastet të hetohen me profesionalizëm dhe paanshmëri.

“Kërkoj që IPK-ja dhe Prokuroria e Shtetit t’i hetojnë këto raste me profesionalizëm, paanshmëri dhe pa asnjë kompromis, duke siguruar mbrojtjen e personave që kanë ngritur ankesat dhe duke i çuar para drejtësisë të gjithë ata për të cilët vërtetohet se kanë shkelur ligjin”, është shprehur Musliu.

Ajo ka theksuar gjithashtu se dyshimet duhet të hetohen dhe përgjegjësia të përcaktohet vetëm në bazë të fakteve dhe ligjit.

Sipas Musliut, integriteti i Policisë së Kosovës ruhet përmes transparencës, llogaridhënies dhe moslejimit të keqpërdorimit të autoritetit zyrtar.

“Besimi i qytetarëve nuk fitohet vetëm me deklarata, por me veprime konkrete, transparencë dhe llogaridhënie. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë!”, ka përfunduar Musliu./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy