Lajme

Merz: Mali i Zi ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, çështjet e vogla “lokale” me Kroacinë janë të zgjidhshme

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 16 Tetor 2026

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Mali i Zi ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet për anëtarësim në BE dhe se kërkesat e paraqitura nga kryeministri kroat Andrej Plenkovic janë “çështje të vogla lokale që mund të zgjidhen”.

Në konferencën për media, gjatë ditës së dytë të Këshillit Evropian, Merz shtoi se BE-ja është e gatshme të pranojë të gjitha vendet që i përmbushin kushtet për anëtarësim.

Merz theksoi se Mali i Zi ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet.

-Advertisement-

“Komisionit i është kërkuar që tani të hartojë edhe traktatin e anëtarësimit. Ekzistojnë ende disa çështje të vogla lokale, të cilat i ka ngritur edhe kolegu im Plenkovic, por të gjitha janë të zgjidhshme.

Mbrëmë u zhvillua një diskutim shumë konstruktiv lidhur me Malin e Zi. Gjithashtu, duam të tregojmë se Bashkimi Evropian është ende i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj.

Bashkimi Evropian nuk është një ‘dyqan i mbyllur’ (Closed Shop), por është një union i hapur për të gjitha shtetet e Evropës që i përmbushin kushtet për anëtarësim, në mënyrë që ato të mund të bëhen anëtare”, deklaroi Merz.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy