Lajme

“Erdhëm për ta rrëzuar Ramën dhe ta vendosim një Qeveri pro Kurtit”: Arrestohen dy militantë të VV-së në Tiranë në protestën e dhun*shme, ishin të maskuar

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 16 Tetor 2026

Dy shtetas nga Kosova, me inicialet D.B. dhe E.S., janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin për përfshirje në protestën e dhunshme në Tiranë.

Dy të arrestuarit janë militant të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë deklaruar në polici se kishin ardhur nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës dhe për të vendosur një qeveri që mbështet politikat e Vetëvendosjes.

Ata akuzohen për disa vepra penale, përfshirë goditjen për shkak të detyrës, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, shkatërrimin e pronës dhe kundërshtimin e punonjësve të rendit publik.

-Advertisement-

Sipas raportimeve, dy të arrestuarit kanë pretenduar se po protestonin në mënyrë paqësore, ndërsa arsyen e mbulimit të fytyrës e kanë lidhur me të ftohtin.

Ndërkohë, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shqipërisë, Dhimitraq Ziu, ka deklaruar se deri të premten në Tiranë janë arrestuar 127 persona, ndërsa 244 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy