Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 16 Tetor 2026

Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Skender Llugiqit, i cili kishte bërë thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

Ai dyshohet për dy vepra penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 12.08.2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka kanosur Haradinajn.

-Advertisement-

Gjithashtu, nga fillimi i muajit gusht deri më 12.08.2026, i pandehuri sipas aktakuzës përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj të dëmtuarit, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike.

Thirrja për pushkatim ndaj Haradinajt u bë në Kuvendin e Kosovës, i cili gjatë verës kishte hapur dyert për vizitë për mërgimtarët ku Llugiqi po merrte pjesë. Aty situata ishte tensionuar mes vizitorëve nga debatet rreth bllokadës politike që kishte qenë muajt e fundit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy