Protesta e 5 tetorit, kërkohet raportimi i drejtorit të Policisë në Komisionin për Siguri
Autori: Gazeta inFokus
15:13 | 16 Tetor 2026
Komisioni për Siguri ka miratuar planin e punës për sesionin vjeshtor, ku është përfshirë edhe raportimi i institucioneve kryesore të sigurisë gjatë muajit dhjetor.
Megjithatë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, kërkoi që drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, të raportojë në fund të muajit tetor, në lidhje me reagimin e Policisë në protestën e 5 tetorit.
Mirëpo, kjo kërkesë nuk u përkrah nga komisioni. Kjo nxiti edhe debate të ashpra mes deputetes Musliu dhe anëtarëve të tjerë të komisionit nga radhët e LVV-së.
Advertisement
Sipas Musliut, reagimi i Policisë në protestën e 5 tetorit, ku u kërkua miratimi i ligjit për Specialen, ka qenë joprofesional dhe joproporcional. Ajo shtoi se ka marrë ankesa të shumta nga qytetarët dhe se drejtori i Policisë duhet të raportojë para legjislativit.
“Në fund të muajit tetor, në javën e fundit të këtij muaji duhet të ftohet komandanti i Policisë dhe të na raportojë për protestën e 5 marsit. Skenat që i kemi parë janë joprofesionale, joproporcionale me protestën. Kemi shumë ankesa prej qytetarëve dhe raporte mjekësore që kanë marrë qytetarët për atë ditë”, tha ajo.
Advertisement
Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, kundërshtoi kërkesën për raportim të menjëhershëm, duke argumentuar se fillimisht duhet të përfundojë procesi i hetimeve dhe të dalin të dhënat zyrtare.
“Për sa është procesi i hetimeve, me ardhë me të raportu në fazën e hetimeve dhe analizës është herët… Në momentin kur të dhënat janë zyrtare, më pas raportimi ndodh. Me kërku raportim tash, çfarë kuptimi ka me pritë një rezultat të gjeturave, nëse ka?”, theksoi Zyba.
Të njëjtin qëndrim e ndau edhe deputeti tjetër i LVV-së, Ilir Qeriqi. Ai tha se raportimi më i hershëm nuk do të ndikonte në zbardhjen e rastit dhe se hetimeve duhet t’u lihet hapësirë për të përfunduar punën e tyre pa ndërhyrje.
“A raportojnë më herët apo më vonë, nuk e ndihmon apo përkeqëson atë se çka ka ndodhur. Pikërisht për atë që po thotë Ganja, me qenë të paanshëm dhe profesionalë, ne nuk duhet të ndikojmë dhe të ndërhyjmë në këtë proces. Le t’ia lëmë organeve të hetimit dhe pastaj vijnë të raportojnë”, potencoi ai.
Këto deklarata nxitën reagimin e Musliut, e cila theksoi se kërkesa për raportim është pjesë e përgjegjësisë së komisionit për të ushtruar kontroll demokratik mbi institucionet e sigurisë.
“Kërkesa për përgjegjësi dhe kontroll demokratik të këtij institucioni është obligim i këtij komisioni dhe nuk është as ndërhyrje dhe as tendencë për të ndikuar. Kësaj radhe po e lë me kaq, duke qenë se jeni për herë të parë deputetë në Kuvend dhe keni me u ambientu me punën dhe përgjegjësitë që i ka ky komision”, tha ajo.
Pas kësaj, Qeriqi iu kundërpërgjigj Musliut, duke vënë në pikëpyetje njohuritë e saj për procedurat dhe hierarkinë e Policisë.
“Nuk është ndonjë arritje me qenë në komision, nuk ke bërë ndonjë edukim përkatës. Ndoshta unë e kam bërë edhe edukimin përkatës. Unë i di më mirë procedurat dhe çka është kontrolli demokratik. Më mirë se ti e di si bëhet hierarkia e Policisë. Nuk e kupton strukturën. A e the, sipas strukturës, me raportu më herët?”, tha ai.
Krahas kësaj, komisioni miratoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. /KP

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...


































