Lajme

Supremja kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe NPB-së

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 16 Tetor 2026

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim kontestin juridik ndërmjet tri shoqërive tregtare, Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe Komunës së Prishtinës, lidhur me përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material dhe fitimit të humbur.

Supremja, në seancën e mbajtur më 13 tetor, ka aprovuar si të bazuara revizionet e paraqitura nga kompanitë Made Group Construction SH.P.K., Arkos SH.P.K. dhe Madekos SH.P.K., NPB-ja dhe Komuna e Prishtinës, si palë ndërhyrëse.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka prishur dy aktgjykime të Gjykatës Komerciale të Kosovës, atë të Dhomave të Shkallës së Dytë, të datës 5 qershor 2026, dhe të Dhomave të Shkallës së Parë, të datës 17 mars 2026, duke e kthyer çështjen në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.Sipas njoftimit të Supremes, gjykatat e instancave më të ulëta kanë bërë shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale. Si rrjedhojë, gjendja faktike nuk është vërtetuar plotësisht dhe drejt.

-Advertisement-

Gjykata Supreme ka dhënë arsyet dhe udhëzimet për mënyrën se si duhet të veprojnë gjykatat e instancave më të ulëta gjatë rigjykimit të kësaj çështjeje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy