Lajme

Ligji për pastrimin e parave, Kurti falënderon deputetët që e votuan: Plotësohet kushti i fundit për integrimin në SEPA

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 16 Tetor 2026

ryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që kanë votuar lexim të dytë ndryshim/plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit.

Kurti, ka shtuar se miratimi i këtij ligji ia mundëson Kosovës që të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area).

Postimi:

-Advertisement-

Dua të shpreh falenderimin tim për deputetët që dje votuan në lexim të dytë ndryshim/plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit.

Miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area).

Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy