Lajme

Protestojnë punëtorët teknikë të sektorit privat, kërkojnë të zbatohet vendimi për pagën minimale

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 16 Tetor 2026

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka nisur protestën për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

Përmes kësaj proteste punëtorët teknikë po kërkojnë që vendimi i Qeverisë për pagën minimale të zbatohet edhe në rastin e tyre dhe që pagat të jenë në përputhje me vendimin në fuqi.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e këtij vendimi në pagesën e punëtorëve, të cilët kërkojnë trajtim të drejtë dhe respektim të të drejtave të tyre.

-Advertisement-

Protesta po mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj situatës së krijuar, ndërsa punëtorët po kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy