Lajme

Fushë Kosovën e mbulojnë mbeturinat, drejtori Izja Mjeku ankohet pse gazetarja i bëri “shumë pyetje”

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 16 Tetor 2026

Gazetarja Hateme Smajli ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, duke rrëfyer bisedën telefonike që ka pasur me drejtorin për Shërbime Publike dhe Mjedis në Komunën e Fushë Kosovës, Izja Mjeku, pasi i kishte dërguar pyetje për problemin e mbeturinave në rrugën kryesore të qytetit.

“Një problem i tillë në Fushë Kosovë, pikërisht në rrugën kryesore të qytetit, tashmë është bërë i zakonshëm”, ka shkruar Smajli, duke publikuar edhe një fotografi të realizuar në mëngjes.

Ajo tregon se në fillim të javës, si gazetare dhe si banore e asaj pjese, u kishte dërguar pyetje kryetarit të Komunës, Valon Prebreza, dhe drejtorit Mjeku. Të nesërmen, sipas saj, kishte marrë një telefonatë, ku personi në anën tjetër fillimisht nuk ishte prezantuar.

-Advertisement-

“A je ti qajo gazetarja? Kohën e botës me e pasë, s’po mujsha me t’i kthy përgjigjet në ato pyetje. Çka kishe ditë me shkru ti…”, i ka thënë drejtori, sipas rrëfimit të gazetares.

Smajli shkruan se drejtori i kishte propozuar që të shkonte në komunë për sqarime, pasi nuk kishte kohë t’i përgjigjej me email. Ajo thotë se, pas mënyrës së komunikimit, vendosi t’i kthehej me të njëjtin ton.

“Po, nuk ke faj që s’ke kohë me i lexu pyetjet, se aq shumë je duke punu, sa na ka mbulu bërlloku!”, i ka thënë ajo drejtorit.

Gazetarja e ka cilësuar sjelljen si pasqyrë të dështimit institucional, duke theksuar se qytetarët përballen çdo ditë me kundërmimin e mbeturinave dhe rreziqet për shëndetin.

“Një drejtor që ta thotë haptazi se përton ta lexojë edhe një email me disa pyetje, derisa qytetarët janë në mjerim […], është pasqyrë e dështimit të një komune të tërë”, ka shkruar Smajli.

Sipas saj, drejtori nuk e pranoi as propozimin e tij për t’i dhënë sqarime në komunë, kur u kërkua që kjo të bëhej para kamerës.

“Shpresojmë që deri në fund të mandatit drejtori të arrijë t’i lexojë disa pyetje dhe të gjejë kohë t’u kthejë përgjigje. Deri atëherë, mbesim në dorë të fatit, edhe pas premtimit se mbeturinat në këtë lagje do të largohen tri herë në javë”, ka përfunduar ajo statusin./GazetaInfokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy