Lajme

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prizren, Policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 16 Tetor 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton dy raste të vdekjeve të raportuara gjatë ditës së enjte në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë ka ndodhur në fshatin Prevallë, më 15 tetor 2026, rreth orës 13:10.

Një burrë ka humbur jetën pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore teksa po shëtiste së bashku me familjarët e tij.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Për rastin është njoftuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Ndërkohë, rasti i dytë është raportuar në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren, ku një burrë i moshës madhore është gjetur i pajetë në rrugë.

Sipas Policisë, identiteti i viktimës ende nuk është përcaktuar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Autoritetet po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e rrethanave të të dyja rasteve./GazetaInfokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy