Lajme

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik protestojnë sot në Prishtinë, kërkojnë pagat sipas vendimit për pagën minimale

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 16 Tetor 2026

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë protestë në Prishtinë, për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

Sipas njoftimit të federatës, protesta do të nisë në orën 11:00, nga zyrat e FSPTSPK-së, dhe do të vazhdojë deri në oborrin e Komunës së Prishtinës.

Pjesë e protestës pritet të jenë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF).

-Advertisement-

Federata ka bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy