Lajme

Protesta zbraz auditorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 16 Tetor 2026

Protestat e dhunshme të tri ditëve të fundit, të përqendruara kryesisht në Tiranë, por të shtrira edhe në disa qytete të tjera të vendit, duket se kanë ndikuar edhe në zhvillimin e procesit mësimor në universitete.

Këtë të premte, auditorët dhe ambientet e universitetit në Durrës paraqiten bosh, raporton korrespondentja e A2CNN Elitjona Doko. Ende nuk dihet nëse gjatë ditës do të ketë një tjetër pikë takimi apo grumbullimi të studentëve.

Në tri ditët e fundit, protestat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa situata në Tiranë është përshkallëzuar me hedhje gurësh, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia./A2 Televizion

-Advertisement-

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy