Lajme

Leposaviq: I mituri dyshohet se hyri nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 16 Tetor 2026

Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor, rreth orës 14:25, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari, mashkull kosovar i mitur.

Për rastin, të miturit i është shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje.

-Advertisement-

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore.

“Fsh. Qirkoviq, Leposaviq 15.10.2026 – 14:25. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili dyshohet se përmes rrugëve ilegale ka kaluar kufirin Serbi-Republika e Kosovës. Të njëjtit i është shqiptuar një tiketë kundërvajtje, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy