Lajme

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 15 Tetor 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Hulo Hajderi” në Shkozë, ku pas një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur 45-vjeçari me iniciale D. L.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç.

I dyshuari po kërkohet nga policia, ndërsa i plagosuri D. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy