Arrestohet në Spanjë kosovari i cili dyshohet se vodhi në shtëpitë e futbollistëve të Barçës
Autori: Gazeta inFokus
19:49 | 15 Tetor 2026
Policia katalanase ka goditur një grup të dyshuar për një seri vjedhjesh në banesat e futbollistëve të Barcelonës dhe të familjeve të pasura në Spanjë. Në mesin e personave të arrestuar është edhe një shtetas me origjinë shqiptaro-kosovare, i cili dyshohet se kishte rol kyç në organizimin dhe kryerjen e disa prej këtyre veprave.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, në krye të grupit të dyshuar ishte Arsim Blaku, 58-vjeçar, i cili ka një histori të gjatë të veprimtarisë kriminale në Spanjë.
Hetimet e autoriteteve katalanase, të njohura si Mossos d’Esquadra, lidhen me së paku tetë raste të vjedhjeve në disa zona të Katalonjës, përfshirë banesa të personave me profil të lartë publik dhe futbollistëve të njohur.
Ndër rastet që po hetohen janë vjedhjet në shtëpitë e futbollistëve të Barcelonës, Pau Cubarsí dhe Joan García. Po ashtu, të dyshuarit dyshohet se kishin vëzhguar banesën e mbrojtësit francez Jules Koundé, me synimin për ta sulmuar, por plani nuk u realizua, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve, grupi vepronte pas vëzhgimit paraprak të banesave dhe lëvizjeve të pronarëve, ndërsa përdorte automjete me qira për të lehtësuar aktivitetin e tij.
Zhvillimi që ndihmoi hetuesit të identifikonin të dyshuarit ishte informacioni se njëri prej tyre po tentonte të shiste në tregun e zi dy orë të vjedhura, të cilat pretendohej se u përkisnin futbollistëve Pau Cubarsí dhe Joan García.
Arrestimet u kryen më 1 tetor në Gavà, afër Barcelonës. Në operacion u ndaluan tre persona, dy burra dhe një grua, të cilët dyshohet se kishin role të ndryshme në aktivitetin e grupit.
Sipas mediave spanjolle, përveç Blakut, në grup dyshohet se përfshiheshin edhe persona që merreshin me vëzhgimin e banesave, drejtimin e automjeteve dhe organizimin logjistik.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastet e dyshuara dhe për të përcaktuar nëse grupi mund të ketë qenë i përfshirë edhe në vjedhje të tjera në pjesë të ndryshme të Spanjës.
Të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...


































