Lajme

Kosova rrezikon humbjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 15 Tetor 2026

Kosova rrezikon ta humbasë të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, pasi, sipas deklaratës së publikuar, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka shprehur shqetësim për mungesën e përgjigjeve institucionale.

Në reagim thuhet se Prishtina është përzgjedhur për organizimin e këtij eventi sportiv dhe se tashmë janë hartuar masterplani, projektet dhe lokacionet përkatëse, të cilat janë votuar edhe në Asamblenë e Kryeqytetit, shkruan Indeksonline

Megjithatë, sipas deklaratës, përgjegjësia për hapat e mëtejshëm i takon Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, të cilin, sipas reagimit, e udhëheq kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

Po ashtu, bëhet e ditur se më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe mund të thirret një Asamble e Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Në deklaratë shprehet shqetësimi se mungesa e veprimeve institucionale mund ta rrezikojë një mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy