Lajme

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 15 Tetor 2026

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka nënshkruar dhe e ka përcjellë për dekretim te Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ndryshim plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të votuar në Kuvendin e Kosovës në seancën e 6 tetorit.

Lajmin për klankosova.tv e konfirmoi këshilltari politik i kryeparlamentares, Glauk Tahiri.

“Po, Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjje.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy