Lajme

Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutiv të Bordit të BQK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 15 Tetor 2026

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojën dhe Nora Latifi-Jasharin anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Në votimin e zhvilluar gjatë seancës së sotme të Kuvendit morën pjesë gjithsej 67 deputetë, ndërsa dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Nga numërimi i votave, Bashkim Nurboja mori 56 vota, ndërsa Nora Latifi-Jashari siguroi 61 vota, duke u përzgjedhur kështu për pozitat e anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së.

-Advertisement-

Ndërkohë, kandidatët e tjerë, Xhemal Gashi dhe Burim Latifi, nuk arritën të siguronin votat e nevojshme. Gashi mori vetëm 4 vota, ndërsa Latifi 8 vota.

Pas përfundimit të procesit të votimit, u bë e ditur se vendimi i Kuvendit do t’i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Bordit të Bankës Qendrore.

Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë ishte një nga pikat e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës./GazetaInfokus

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy