Lajme

Hoti nënshkruan vendimin, së shpejti hapet thirrja për subvencionim të energjisë

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 15 Tetor 2026

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ministri Andin Hoti ka nënshkruar vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitim nga programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike 2026–2027.

Përmes këtij vendimi përcaktohen kriteret për përfitim, mënyra e aplikimit, llogaritja dhe pagesa e subvencionit, si dhe procedurat për shqyrtimin e aplikacioneve dhe verifikimin e të dhënave të aplikuesve.

“Programi, për të cilin qeveria ka ndarë 15 milionë euro, synon të mbështesë familjet që kanë më së shumti nevojë për ndihmë në përballimin e faturave të energjisë elektrike” thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ministria bën me dije se thirrja për aplikim do të hapet së shpejti.

“Për datën e hapjes dhe mënyrën e aplikimit do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaron MPFVLÇ-ja.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy