Lajme

Peci: Kosova duhet të ulet e të bisedojë me shtetet që sponsorizuan Gjykatën Speciale

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 15 Tetor 2026

Analisti politik Lulzim Peci ka vlerësuar se Kosova duhet të zhvillojë bisedime të thelluara me shtetet që sponsorizuan themelimin e Dhomave të Specializuara, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete lidhur me procesin.

Peci tha se qëndrimet e Kosovës janë të domosdoshme, por ato nuk mjaftojnë pa dialog me shtetet që mbështetën themelimin e Gjykatës Speciale.

“Nëse mendojmë që pa shtetet që e kanë sponsorizuar themelimin e kësaj Gjykate, pa biseduar më thellësisht me ta, ne nuk do të mund të ecim përpara. Qëndrimet tona janë të domosdoshme, por pa aktorët që e kanë sponsorizuar themelimin e kësaj Gjykate, nuk do të kemi ndonjë rezultat”, deklaroi Peci. /RTV21

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy