Lajme

Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 14 Tetor 2026

Mediumi italian që raporton për çështje të mbrojtjes “Infodifesa.it”, ka raportuar për marrjen e komandës së KFOR-it nga gjenerali italian Roberto Vergori.

Sipas këtij mediumi, tranzicioni i përgjegjësisë për Urën e Ibrit te Policia e Kosovës tashmë është e dukshme.

“Tranzicioni tashmë është i dukshëm në terren: kalimi i përgjegjësisë për urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, te Policia e Kosovës, si dhe përfshirja e kësaj policie në dispozitivin e sigurisë përreth Manastirit të  Deçanit.”, shkruan media italiane.

-Advertisement-

Ky medium ka cituar gjeneralin turk, Ozkan Ulutas, i cili para largimit të tij, ka theksuar se “optimizimi nuk përbën transferim të mandatit të KFOR-it te Policia e Kosovës dhe as nuk përfaqëson tërheqje apo zvogëlim të angazhimit të NATO-s”.

Pavarësisht progresit “Infodifesa” shkruan se nga vetë komanda, situata përshkruhet si “e brishtë”, me “potencial për tensione të reja”, veçanërisht në veri të Kosovës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy