Lajme

Arnisa Osmani emocionon me rrëfimin për përballjen me kancerin e gjirit: “Shpresa është ajo që të mban, jo frika”

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 14 Tetor 2026

Arnisa Osmani, e cila ka arritur ta mposhtë kancerin e gjirit, ka ndarë një rrëfim emocionues për përballjen me sëmundjen, duke treguar se shpresa ka qenë forca që e ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në një intervistë për emisionin “Doktor Plus” në Gazetën Infokus, Osmani ka folur për rëndësinë e shpresës në momentet më të vështira të jetës së saj.

“Për mua nuk ka qenë frika më e madhe sesa shpresa. Për mua, prej momentit të parë, ka qenë shpresa. Domethënë, unë kam jetuar dhe jetoj me shpresë”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Osmani ka theksuar se, pavarësisht sfidave që sjell diagnostikimi me kancer, ajo ka zgjedhur të mbështetet te shpresa dhe jo te frika.

“Shpresa është ajo që të mban, e jo frika”, ka thënë ajo.

Përmes rrëfimit të saj, Osmani përcjell një mesazh inkurajues për gratë që po përballen me kancerin e gjirit, duke vënë në pah rëndësinë e forcës emocionale dhe shpresës gjatë kësaj beteje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy