Lajme

Begaj reagon për protestat në Shqipëri: Dhu*na nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 14 Tetor 2026

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara sot gjatë protestës, e cila ka marrë përmasa të mëdha.

Përmes një njoftimi zyrtar, Begaj u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të veprojnë me përgjegjësi, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet më tej.

Begaj thekson se zhvillimi i protestave paqësore është një e drejtë themelore, por nënvizon se pakënaqësitë nuk duhet të shprehen përmes dhunës. Ai gjithashtu thekson se përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

-Advertisement-

Presidenti i Shqipërisë shprehet i gatshëm të dëgjojë çdo shqetësim të qytetarëve, duke bërë të ditur se zyra e tij mbetet e hapur për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të shprehen, të dialogojnë dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit.

Njoftimi i plotë i Presidentit Begaj:

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet.

Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, u shpreh Presidenti i Republikës përmes Facebook-ut.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy