Lajme

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 14 Tetor 2026

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, nga ora 10:00, seancë plenare, ku në rend të ditës janë disa çështje, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë edhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se në fillim të seancës parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimi i pyetjeve parlamentare.

-Advertisement-

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme

Deklarimet jashtë rendit të ditës

Pyetjet parlamentare

Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy