Ish-bashkëshorti i Erona Coklit tenton të shfajësohet në Apel: Nuk e kam kry vrasjen me paramendim, hala jam në depresion
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 14 Tetor 2026
Në Gjykatën e Apelit sot u elaboruan ankesat e përfaqësuesit të palës së dëmtuar dhe mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Valon Aliu u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes E.C., në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj në prill të vitit 2024,
Aliu para trupit gjykues tha se vrasjen s’e ka kryer me paramendim.
“I shprehi ngushëllime familjes. Nuk e kam kry atë vrasje me paramendim e as planifikim… Hala jam në depresion e stres.”
Ndryshe, sipas aktakuzës, së ngritur më 04.09 2024 nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i pandehuri Aliu akuzohet se më 12 prill 2024, brenda Zyrës së Qendrës për Punë Sociale, (QPS) në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën kishte bashkëjetuar.
Në aktakuzë thuhet se, fillimisht në ditën kritike rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, i akuzuari e kishte marrë djalin e tij dhe e kishte dërguar në shtëpi për t’ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthente në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas 40 minutave kthehet pa fëmijë në QPS, ku fillimisht bisedon me zyrtaren e kësaj qendre, Q.Z, pastaj del përjashta ku në një lokal pret dhe rreth orës 14:40 minuta vëren tani të ndjerën E.C me vëllain e saj D.C, dhe para tyre në zyrën e QPS-së dhe posa aty mbërrin e ndjera së bashku me vëllain e saj, pas një fjalosje të shkurtër, nxjerr nga brezi armën dhe e qëllon të ndjerën E.C në kraharor.
Tutje, në aktakuzë thuhet se, pastaj i akuzuari Aliu me dashje që ta privoi nga jeta kishte shtënë në drejtim të të dëmtuarin D.C, të cilin e kishte goditur në krahun e djathtë, kurse pasi i dëmtuari duke mbledhur krahët instinktivisht është tkurr, e ndjera E. fillon të largohet në drejtim të dritareve e godet edhe një herë në gjoks dhe në fund e godet në anën e majtë të kokës 3cm mbi laprën e veshit, për pasojë e ndjera ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...





























