Lajme

Mehmetaj: Fatos Geci u ankua në polici vetëm pasi rasti mori përmasa, për opinione nuk dërgohet askush në polici

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 14 Tetor 2026

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj deputetit Fatos Geci, pasi ky i fundit, sipas Mehmetajt, ka bërë të ditur se është ankuar ndaj tij në Polici, shkruan Gazeta Infokus.

Mehmetaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ndjekja e rrugëve institucionale do të ishte mënyra e duhur për trajtimin e mosmarrëveshjeve, por ka pretenduar se kjo nuk përputhet me veprimet e mëhershme të deputetit.

“Deputeti i pushtetit Fatos Geci paska shkruar se është ankuar për mua në polici, duke dashur kështu të tregojë se ai i përcjellë rrugët institucionale për të zgjidhur problemet. Sikur të ishte kështu, nuk do të dërgonte familjarë në zyrën time, madje edhe po të donin ata do t’i ndalonte ky duke iu treguar se këto punë zgjidhen përmes rrugëve institucionale.”, ka shkruar Mehmetaj.

-Advertisement-

Sipas tij, Geci është drejtuar në Polici vetëm pasi rasti kishte marrë vëmendje publike.

“E vërteta është se ai ka shkuar në polici vetëm pasi ngjarja i ka marrë përmasat që i ka marrë, duke treguar kështu se ai nuk e respekton as shtetin që vetë partia e tij e udhëheqë”, ka deklaruar ai.

Mehmetaj ka theksuar se, sipas qëndrimit të tij, mosmarrëveshjet rreth opinioneve nuk duhet të trajtohen përmes Policisë.

“Përndryshe, nuk mund ta dërgosh askë në polici për opinione. Në shtete demokratike të paktën jo. Njëjtë siç nuk mund ta dërgojë askush Fatos Gecin në polici për atë që ka thënë ai”, ka shkruar Mehmetaj.

Ai ka shtuar se, nëse deputeti konsideron se postimi i tij përmban shpifje apo fyerje, çështja mund të trajtohet në gjykatë.

“Nëse ai beson se ka elemente të shpifjes, apo fyerjes në postimin tim, mund të më paditë për shpifje e fyerje dhe ballafaqohemi në gjykatë. Koha kur njerëzit dërgohen në burg për opinione ka marrë fund dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ajo kohë të rikthehet prapë”, ka përfunduar Mehmetaj./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy