Lajme

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 14 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e 7-të me radhë, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim mes kryeministri Albin Kurti dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar, u miratuan disa pika të rëndit.

Këto janë të gjitha vendimet:

-Advertisement-

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

– Miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, me të cilin rregullohet misioni, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyra e financimit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

– Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, i cili ka për qëllim themelimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

– Miratuar Programin për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026-2028.

– Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 1.852.350,16 euro (një milion e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë e treqind e pesëdhjetë euro e gjashtëmbëdhjetë cent) për Këshillin Kombëtar Shqiptar, sipas kërkesës Nr. 192-01/26, të datës 06.10.2026.

– Miratuar Kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për tjetërsimin/shitjen e automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

– Miratuar Kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 5,705 € (pesë mijë e shtatëqind e pesë euro), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

– Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/ 64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian.

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale për Çështje Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorit.

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga Ministria e Punës dhe Sigurimeve Sociale.

– Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Me këtë projektligj themelohet Inspektorati Qendror i Trashëgimisë Kulturore, i cili do të forcojë mbrojtjen e monumenteve dhe pasurive që dëshmojnë historinë dhe identitetin e vendit tonë. Inspektorati do të ketë përgjegjësi të ndërhyjë aty ku trashëgimia rrezikohet, të ndalojë menjëherë punimet e paautorizuara dhe të marrë masa ndaj ndërhyrjeve që e dëmtojnë atë, përfshirë restaurimet që nuk respektojnë standardet.

– Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e renovimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë, në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.

– Miratuar vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin, koordinimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, i cili do të kryesohet nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe do të ketë përfaqësim institucional dhe parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të apelit.

– Emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive” Sh.A, me qëllim të sigurimit të funksionimit dhe të vendimmarrjes së rregullt të ndërmarrjes deri në emërimin e Bordit me mandat të plotë, në këtë përbërje:

1. Mirjeta Heta, kryesuese;

2. Halit Kadriu, anëtar;

3. Azemine Demiri – Gazideda, anëtare;

4. Lirie Rrahimi – Ademi, anëtare.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy