Lajme

Blerim Isufaj ankohet në Gjykatën Supreme për shkarkimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 14 Tetor 2026

Blerim Isufaj ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Isufaj është ankuar të martën kundër vendimit të KPK-së, me të cilin u shkarkua nga kjo pozitë, në të cilën ishte duke shërbyer në mandatin e dytë.

Burime brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës e kanë konfirmuar për Dukagjinin se ankesa është dërguar në Gjykatën Supreme.

-Advertisement-

Sipas afateve të parapara, Gjykata Supreme ka 30 ditë kohë për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Gjykata Supreme deri tani nuk kakonfirmuar këtë informacion.

Isufaj u shkarkua disa javë më parë nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Si arsye për këtë vendim u përmendën keqmenaxhimi dhe dyshimet për ndërhyrje në raste që po hetoheshin nga Prokuroria Speciale.

Tashmë, mbetet të shihet se si do të vendosë Gjykata Supreme për ankesën e Isufajt.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy