Lajme

“Skandal pas skandali”, Sadiku reagon për rangimin e UP-së: Rënia po ndodh aty ku ndërtohet e ardhmja e vendit

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 14 Tetor 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas publikimit të rezultateve të reja të rangimit të universiteteve nga “Times Higher Education”, duke kritikuar gjendjen në arsimin e lartë dhe politikat e Qeverisë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Sadikut, pas katër vitesh në mesin e 1,500 universiteteve të renditura, Universiteti i Prishtinës në rezultatet e reja është pozicionuar në kategorinë 2000+.

“Skandal pas skandali. Paskan dalë rezultatet e reja të rangimit të universiteteve nga Times Higher Education. Pas katër vitesh në mesin e 1,500 universiteteve më të mira në botë, Universiteti i Prishtinës paska rënë në kategorinë 2000+. Ashtu siç e pamë me rezultatet e PISA-s në arsimin parauniversitar, tash po shohim rezultate shqetësuese edhe në arsimin e lartë. Kosova, ky vend kaq i mirë, me kaq shumë potencial e me kaq shumë të rinj të talentuar, po qeveriset keq. Shumë keq!”, ka shkruar Sadiku.

-Advertisement-

Ai e ka lidhur këtë me kritikat e tij ndaj qeverisjes, duke thënë se problemet po shfaqen në sektorë që, sipas tij, janë përcaktues për zhvillimin e vendit.

“E keqja më e madhe është se rënia po ndodh pikërisht aty ku ndërtohet e ardhmja e një vendi: në shkolla, universitete, spitale, infrastrukturë, prodhim e zhvillim ekonomik”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka akuzuar Qeverinë edhe për propagandë dhe paraqitje selektive të statistikave.

“Mund të bësh propagandë sa të duash. Mund të mburresh me statistika të përzgjedhura e me suksese imagjinare. Por rezultatet në arsim, shëndetësi e ekonomi nuk i fsheh dot përgjithmonë”, ka shkruar Sadiku.

Në fund, ai ka paralajmëruar se, sipas tij, pasojat e problemeve në arsim do të ndihen edhe në të ardhmen.

“Një vend që nuk investon në dije, nuk investon në të ardhmen e vet. Dhe çmimin e kësaj keqqeverisjeje nuk do ta paguajnë vetëm ne. Do ta paguajnë fëmijët tanë”, ka përfunduar Sadiku./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy