Lajme

Bixh*oz i paligjshëm në një lokal në Mitrovicën e Jugut, sekuestrohen mijëra çipa

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 14 Tetor 2026

Policia e Kosovës ka hasur në disa persona duke luajtur bixhoz në një lokal në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicën e Jugut, në orët e para të së martës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 03:50, kur njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë te një person i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe katër kofera me gjithsej 1.610 çipa dhe tetë palë letra bixhozi.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që pronari i lokalit të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit dhe të iniciohet rasti për veprat e dyshuara penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy