Lajme

Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 14 Tetor 2026

Mbetje eshtërore të një personi janë gjetur në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës, në kuadër të hetimeve për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Sipas njoftimit të policisë, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar ekzekutimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim.

Gjatë veprimeve në terren, autoritetet kanë hasur në mbetje eshtërore njerëzore, për të cilat dyshohet se i përkasin një viktime mashkull të nacionalitetit kosovar.

-Advertisement-

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejshme dhe procedurat e nevojshme të identifikimit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy