Lajme

Befason Adriana Matoshi, pas një mandati si deputete kritikon pushtetin e Kurtit dhe atë lokal: Kanë stagnuar punimet në stadiumin e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 13 October 2026

Vonesat dhe mospërfundimi i punimeve në stadiumin e qytetit në Gjilan është bërë temë diskutimi edhe në mbledhjen e Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport, shkruan Gazeta Infokus.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarja e këtij komisioni, Adriana Matoshi, ka propozuar që anëtarët e komisionit të vizitojnë stadiumin e qytetit në Gjilan, për të parë nga afër ecurinë e punimeve, për të cilat ka thënë se kanë stagnuar muajt e fundit.

“Unë kisha propozuar të shkojmë te stadiumi i Gjilanit. Pasi veç kanë filluar punimet me sa di unë, por e di që është problemi te dinamika e punimeve, ka stagnuar muajt e fundit. Ndoshta është mirë të bisedojmë edhe me ministrin pasi jemi afër Lojërave Olimpike, të shkojmë dhe të shohim ku janë problemet”, ka thënë Matoshi./Gazeta Infokus

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy