Lajme

Reagon Avdullah Hoti: Si shoqëri, nuk duhet të heshtim kur një gazetar përballet me sul*me për fjalën e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 13 October 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar në mbrojtje të gazetarit Lirim Mehmetaj, duke theksuar rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së gazetarëve për të folur pa frikë, shkruan Gazeta Infokus.

Hoti ka deklaruar se, pavarësisht nëse shoqëria pajtohet apo jo me mendimet e Mehmetajt, kjo nuk duhet të cenojë të drejtën e tij për të shprehur lirshëm qëndrimet e veta.

Sipas Hotit, shoqëria nuk duhet të heshtë kur një gazetar përballet me sulme për shkak të fjalës së tij, pasi një situatë e tillë mund t’i ndodhë nesër edhe dikujt tjetër.

-Advertisement-

“Unë jam në mbrojtje të Lirimit dhe të drejtës së tij që të flasë pa frikë. Sepse kur sulmohet fjala e lirë, rrezikohemi të gjithë”, ka shkruar Hoti.

Me këtë reagim, deputeti i LDK-së ka vënë në pah rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes si një e drejtë themelore, pavarësisht dallimeve në mendime dhe qëndrime.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy