Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten
Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 13 October 2026
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një nga figurat e mëdha të historisë së Kosovës dhe duke kritikuar, sipas tij, përpjekjet për njollosjen e figurave të luftës.
Në një postim publik, Lladrovci ka kundërshtuar pretendimet se Thaçi ka qenë kundër zgjedhjes së presidentes, duke theksuar se, bazuar në njohjen e tij me të, ish-presidenti gjithmonë e ka vendosur interesin e Kosovës mbi atë personal.
“Presidenti Hashim Thaçi është një nga lisat e mëdhenj dhe bubullimat zbrazen mbi të. Hakmarrësit e xhelozët, do të vazhdojnë ta bëjnë punën e vet. Tendenca e përbaltjes së heronjve vazhdon, Presidenti Hashim Thaçi, Kadriu, Jakupi e Rexha nuk bëjnë përjashtim. Tellallët e profiterët, po mundohen ta tjetërsojnë personalitetin e Presidentit”.
“Prej se e njoh unë, ka dëshmuar se e do Kosovën më shumë se veten”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka përmendur edhe votimin e Thaçit për themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke e paraqitur këtë si dëshmi se ish-presidenti, sipas tij, ka vepruar duke pasur parasysh interesin e vendit.
“Shembulli i fundit është kur Presidenti Thaçi me këmbëngulje ka votuar për Dhomat e Specializuara, për t’ia hequr Kosovës retë e zeza. Ai, para se të mendoj për veten, ka menduar për Kosovën. Kështu, fort besoj është edhe sot”.
Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, duke shprehur habinë për qëndrimet kritike ndaj figurave që i cilëson si emblema të lirisë së Kosovës.
“Ka njerëz që ta falin gjakun e djalit, por, suksesin jo. E kuptueshme që disave nuk ju pëlqej në skenën politike, por, çka kanë me heroin e heroinën, dy emblemat e lirisë së Kosovës, me Fehmiun e Xhevën, nuk e kuptoj”, shkroi ai.
“Kohërat e lehta krijojnë njerëz të dobët, njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira”.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...




































