Leonard Ademaj: Nuk ka ulje dënimi për krimin që kreu Naim Murseli, burgim të përjetshëm në të gjitha shkallët
Autori: Gazeta inFokus
13:23 | 13 October 2026
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar ndaj kërkesës së Naim Murselit për ulje të dënimit, pasi ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ademaj ka vlerësuar se kërkesa e Murselit bie ndesh me qëndrimet e tij të mëparshme, pasi për tre vite me radhë, sipas tij, ai nuk e ka pranuar fajësinë, ndërsa tani po kërkon një dënim më të butë.
“Po kërkesa e tij automatikisht bie në kundërshtim me veten e vet kur për 3 vite me radhë asnjëherë nuk e ka pranuar fajësinë, tash me vendimin e gjykatës i ka rënë ndër mend të kërkojë ulje dënimi”, ka deklaruar Ademaj në një prononcim për IndeksOnline.
Ai ka theksuar se familja e tij kundërshton çdo mundësi për uljen e dënimit dhe kërkon që vendimi për burgim të përjetshëm të mbetet në fuqi në të gjitha shkallët e gjykatave.
“Pra pajtohet me dënim, por kërkon ulje. Nuk ka asnjë arsye as asnjë keqardhje për një kriminel të llojit të tij të ketë dënim më të ulët, prandaj familja qëndrojmë pranë kërkesës sonë që ai dënim të jetë i plotfuqishëm në të gjitha shkallët e gjykatave”, ka thënë ai.
Ademaj thotë se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të dëshmuar përfshirjen e të dënuarve në vrasjen e motrës së tij, Liridona Ademajt, e cila, u krye në praninë e fëmijëve.
“Ka prova të mjaftueshme dhe video të mjaftueshme që këta 3 kriminelë e kanë kryer këtë vrasje makabre në prezencë të fëmijëve”, është shprehur Ademaj.
Ai ka bërë thirrje që rasti të trajtohet me seriozitet, duke theksuar se vendimi gjyqësor duhet të shërbejë edhe si mesazh kundër dhunës dhe krimeve ndaj grave.
“Prandaj duhet të jemi shumë të vëmendshëm sepse ky dënim shkon për të gjithë ata kriminelë që tentojnë të bëjnë një krim dhe të ngrenë duart mbi nënat dhe motrat tona”, ka theksuar ai.
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka bërë të ditur se familja, përmes avokatit të saj, Leutrim Syla, ka kërkuar që edhe Kushtrim Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm, duke pretenduar se ai kishte rol aktiv në rast.
“Ne si familje përmes avokatit tonë Leutrim Syla kemi kërkuar që edhe Kushtrim Kokalla të dënohet me të njëjtin dënim si këta, sepse kishte rol aktiv dhe vazhdimisht jepte koordinata në vrasjen e Liridonës”, ka vlersuar Ademaj.
Seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit kundër aktgjykimit të shkallës së parë, është caktuar të mbahet më 29 tetor, në orën 09:50.
Në ankesën e dorëzuar nga mbrojtja e tij kërkohet prishja e aktgjykimit ose shqiptimi i një dënimi më të butë. Avokatët pretendojnë se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive, si dhe kanë ngritur pretendime lidhur me marrjen në pyetje të Murselit nga policia dhe mospranimin e disa propozimeve të mbrojtjes.
Gjykata e Apelit pritet t’i shqyrtojë pretendimet e paraqitura në ankesë dhe të vendosë për çështjen në kuadër të kompetencave të saj.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...

































