Lajme

Policia kap 26 mijë franga zvicerane të padeklaruar në një veturë në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 13 October 2026

Rreth 26 mijë e 900 franga zvicerane janë gjetur gjatë kontrollit policor të një automjeti në fshatin Vërmicë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Shqipërisë.

Automjetet drejtoheshin nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.

-Advertisement-

“Fsh. Vërmicë 12.10.2026-21:15.  Policia gjatë patrullimit kanë hasur në dy automjete njëra me targa vendore dhje tjetra të Shqipërisë drejtuar nga meshkuj njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit në automjetin me targa vendore janë gjetur një shumë parash prej 26.900 franga zvicerane. Palët janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtutjeshme. “, thuhet në raportin e policisë.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy