Lajme

“Askush nuk është mbi ligjin”, gazetarja Smajli reagon pas presionit ndaj Lirim Mehmetajt: Ku është shteti?

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 12 October 2026

Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus”, ku gazetari Lirim Mehmetaj është përballur me presion nga anëtarë të familjes Geci.

Smajli ka ngritur shqetësimin për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes, duke kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse.

“Pse nuk arrestohet dikush që shihet drejtpërdrejt duke ushtruar presion ndaj një gazetari? Ku është shteti? Ku është policia? Ku është fjala e lirë?”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Sipas saj, duhet të bëhet dallimi mes komenteve fyese dhe shpifjeve, si dhe të drejtës së gazetarëve për të kritikuar punën dhe deklaratat e zyrtarëve publikë.

“E drejta për të kritikuar një zyrtar publik nuk duhet të kthehet në arsye për presion apo frikësim ndaj gazetarëve”, ka theksuar Smajli.

Ajo ka kritikuar edhe sjelljet që, sipas saj, krijojnë përshtypjen se individë të caktuar mund të qëndrojnë mbi ligjin.

“Mjaft më me këto përralla fuqie! Askush nuk duhet të lejohet të sillet sikur është mbi shtetin dhe mbi ligjin. Pozita dhe pushteti nuk e bëjnë askënd të paprekshëm nga kritika”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, Smajli i është drejtuar publikisht Policisë së Kosovës me pyetjen: “Alo, Policia e Kosovës! Ku jeni?”

/Gazeta Infokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy