Lajme

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet pistoleta

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 12 October 2026

Një armë zjarri është sekuestruar pas të shtënave gjatë një ahengu familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 12 tetor, rreth orës 18:30, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar prova dhe kanë identifikuar të dyshuarin, E.B., 22-vjeçar.

Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një pistoletë me karikator, si dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

-Advertisement-

Me autorizim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy