Lajme

Kuvendi për Specialen: Kosova kërkon drejtësi, jo ikje nga ajo

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 12 October 2026

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e udhëhequr nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, u dakordua për pikat e seancës së radhës në mbledhjen e së hënës.

Pas takimit, vëmendje mori edhe Ligji për Dhomat e Specializuara, pas kritikave të komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Partia që inicioi ndryshimet, theksoi se vendi po kërkon një proces fer në Hagë.

-Advertisement-

Nga Aleanca që e mbështetën nismën, u tha se kuvendi duhet të vazhdojë t`i përkrah krerët e UÇK-së dhe jo vetëm me ligj.

Ndërkaq, nga partia në pushtet thonë se përgatitjet për fazën e Apelit duhet të bëhen përmes një strategjie shtetërore dhe koordinimit institucional.

U bë e ditur se kryesia caktoi seancë plenare për 15 tetor, ku pritet të shqyrtohet projektligji kundër pastrimit të parave dhe polotësimi i bordit të BQK-së dhe RTK-së.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy