Lajme

Kos duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë, jo për vendimet e Kuvendit të Kosovës, thotë OVL-UÇK

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 12 October 2026

Komisionerja Marta Kos duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë, jo për vendimet e Kuvendit të Kosovës

OVL UÇK vlerëson se Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër ish udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe jo për nismat ligjore të deputetëve të zgjedhur nga populli i Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kërkon komisioneres Marta Kos që t’i trajtojë shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë proces, të cilat janë evidentuar edhe nga The Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC) dhe të mos injorohen ato nga institucionet evropiane.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy