Lajme

Trump u thotë mbështetësve të tij se mund të thoshte “gjërat më budallaqe” dhe ata do të brohorisnin

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 12 October 2026

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjatë një tubimi në Clarksville të Tennessee mbështetësit e tij do ta duartrokisnin edhe nëse ai do të thoshte gjërat më të pamenduara.

Gjatë fjalimit para simpatizantëve të lëvizjes MAGA, ai tha se ndien një dashuri të veçantë nga publiku sa herë që del para tyre, përcjell Telegrafi.

“… Është… domethënë, është e jashtëzakonshme. Kur qëndron këtu lart, ndjen atë dashuri”, tha Trump. “Mund të thoja gjërat më budallaqe dhe ju do të duartrokisnit. ‘Oh, ju dua kaq shumë’ — është e vërtetë”.

-Advertisement-

Por ne nuk themi gjëra budallaqe; ne themi gjëra që bazohen te logjika e shëndoshë”, pohoi Trump. “Ne themi gjëra që kanë kuptim dhe që ndoshta janë kryesisht konservatore. Por në fakt nuk bëhet fjalë për konservatorizëm; janë thjesht gjëra që diktohen nga logjika e shëndoshë”.

Turma reagoi me duartrokitje dhe brohoritje, duke thirrur emrin e presidentit dhe duke shprehur mbështetjen për të.

Tubimi zhvillohej në kuadër të përpjekjeve të republikanëve për të mobilizuar bazën e tyre elektorale përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit 2026. /Telegrafi/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy