Lajme

Specialja del me njoftim për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 12 October 2026

Gjykata Speciale në Hagë njofton se ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimi për caktimin e datës është marrë më 12 tetor nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.

“Më 12 tetor 2026, Gjykatësi i Vetëm për gjykimin e çështjes, gjykatësi Gosnell, caktoi datën për seancën e shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, e cila do të mbahet ditën e martë, 17 nëntor 2026, në orën 10:00”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy