Çitaku: Marta Kos të shqetësohet për padrejtësinë në Hagë, jo për ligjet e Kosovës, s’po shkelim asnjë detyrim ndaj BE-së
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 12 October 2026
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se Komisionerja Europiane për Zgjerim “duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë”, pasi Marta Kos tha se “ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së”.
“Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë, jo për ligjet që i miratojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit”, shkroi Çitaku në krye të një postimi në Facebook.
Ajo tha se “askush nuk dëshiron t’i shmanget drejtësisë”.
“Përkundrazi, duam që procesi të kthehet në binarë të drejtë, të garantohet një gjykim i drejtë dhe të respektohen të drejtat themelore të njeriut”, tha ajo.
Deputetja tha se Kosova “nuk po shkel asnjë nga detyrimet” në raport me Bashkimin Europian.
“Gjykatën Speciale e kemi themeluar për ta hequr një njollë të zezë nga historia jonë, atë të pretendimeve për trafikim të organeve që burojnë nga raporti i Dick Marty-t, e jo për t’ia sjellë Kosovës një njollë të re, atë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, duke vënë në pikëpyetje karakterin çlirimtar të luftës sonë. Kosova nuk po shkel asnjë nga detyrimet që ka marrë përsipër në raport me Bashkimin Evropian. Gjykata Speciale nuk do të mbyllet. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë dhe të ushtrojë mandatin e saj. Debati për ndryshimet ligjore nuk nënkupton shmangie nga drejtësia, por synon që procesi të zhvillohet në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të drejtat themelore të njeriut”, shkroi ajo.
“Shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë proces janë dokumentuar edhe nga The Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC). Këto shqetësime meritojnë vëmendje serioze dhe trajtim të drejtë. Vetë Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në vendimin KSC-CC-2022, paragrafin 83, ka trajtuar të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit”, shtoi Çitaku.
Ajo e përmendi edhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe deklaratat e saj në një vizitë të fundit në Kosovë.
“Po ashtu, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Kosovës i takon të vendosë për ndryshimet ligjore. Për këtë arsye, qëndrimi i komisioneres Marta Kos ngre pikëpyetje për koherencën e qëndrimeve brenda vetë Komisionit Evropian”, tha ajo.
Çitaku tha se “Kuvendi i Kosovës ka të drejtë dhe përgjegjësi ta ushtrojë mandatin e tij kushtetues e ligjor” dhe se “deputetët janë përfaqësues të popullit dhe kanë detyrim të veprojnë në mbrojtje të interesit të qytetarëve, të së vërtetës dhe të drejtësisë”.
“NATO dhe Bashkimi Evropian kanë qenë aleatë të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Këtë partneritet e vlerësojmë thellësisht dhe besojmë se dialogu, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë janë rruga përpara”.
Çitaku la të hapur derën për bisedime për të “eliminuar çdo keqkuptim”.
“Kuvendi i Kosovës i ka dyert e hapura. Jemi kurdo të gatshëm të ulemi, të bisedojmë dhe të eliminojmë çdo keqkuptim. Jam e bindur se, me mendje të hapur dhe qasje konstruktive, duke pasur si qëllim të përbashkët drejtësinë, do t’i tejkalojmë të gjitha keqkuptimet dhe në fund do të gjejmë pajtim. Ne nuk kërkojmë privilegj dhe as shmangie nga drejtësia. Kërkojmë drejtësi të vërtetë, respektim të të drejtave të njeriut dhe një proces që nuk e cenon të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare. Drejtësia dhe partneriteti me aleatët tanë nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Përkundrazi, drejtësia është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi”, shkroi ajo.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...


































