Lajme

Mihali dëshmon për bisedat në WhatsApp ku ishte edhe Kurti

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 12 October 2026

Shefja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës për dëshmi në rastin e ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ky i fundit, përmes manipulimeve me tenderë akuzohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës rreth 37 milionë euro.

Më 15 janar të vitit 2026, në seancën e mbajtur në Prishtinë, prokurorja Fikrie Zejnullahu, deklaronte se ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “zbulim të fshehtësisë zyrtare”, kishte dërguar referenca për projekte Dejona Mihalit, e cila zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje (VV) mban pozitën e Koordinatores së Komiteteve të kësaj partie.

“Edhe për komunikimet mes të akuzuarit Nagip Krasniqi dhe disa nga zyrtarët e partisë në pushtet, Vetëvendosje, në përgjithësi e në veçanti me Dejona Mihalin, si përfaqësuese e partisë dhe person jozyrtar, kishte komunikime të shpeshta. Jo vetëm kaq, por i akuzuari Krasniqi i dërgonte referenca dhe projekte, të cilat në mënyrë të kundërligjshme ishin të pajisura me autorizim nga i akuzuari, i cili jepte edhe opinione”, tha Zejnullahu.

-Advertisement-

Prokurorja Zejnullahu theksoi se gjatë gjykimit do të paraqiten prova, përfshirë biseda, komunikime dhe opinione, duke nënvizuar se këto prova do të dëshmojnë se KEK-u dhe Qeveria e Kosovës janë dëmtuar në vlerë prej 37 milionë eurosh.

Ndërkaq, gjatë fjalës hyrëse, Krasniqi është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të, duke e konsideruar aktakuzën ndaj tij si tendencioze.

Paparaci raportoi vitin e kaluar për përfshirjen e Mihalit në komunikime me ish-kryeshefin e KEK, Nagip Krasniqi, në një grup në platformën WhatsApp ku ndodhej edhe kryeministri Albin Kurti

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy