Lajme

Tri raste të dhun*ës në familje brenda një dite në Kosovë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 12 October 2026

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, të ndodhura në Prishtinë, Gjakovë dhe Rahovec.

Në lidhje me këto raste, dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është në kërkim policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, më 11 tetor, rreth orës 09:00, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje ndaj një personi tjetër të gjinisë mashkullore. Me vendim të
prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Ndërkohë, në Gjakovë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili dyshohet se e ka goditur me grushte.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim nga Policia.

Rasti i tretë është regjistruar në Rahovec, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Edhe në këtë rast, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të tri rastet janë përfshirë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy