Lajme

Vidhen pajisje shtëpiake dhe kabllo elektrike në Lipjan, arrestohet një i dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 12 October 2026

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje shtëpiake dhe kabllo elektrike nga një shtëpi në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 11 tetor 2026 nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar se i janë vjedhur disa pajisje dhe kabllo elektrike.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar, i cili, sipas raportit, ka pranuar kryerjen e veprës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy